Incidenti në Lezhë, policia reagon 12 orë pas ngjarjes: Po hetojmë
Policia e qarkut të Lezhës deklaron se janë shoqëruar në komisariat si dhe janë marrë në pyetje disa shtetas dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave motiveve dhe si dhe identifikimin e autorëve të incidentit.Lezhë- Rreth 16 orë pasi Shtabi Elektoral i kandidati të ASHE-së në Lezhë denoncoi se një person me preçedentë penalë ka qëlluar me armë në ajër pranë automjetit të deputetes Monika Kryemadhi, policia ka dale me qendrimin zyrtar.Policia e Lezhës sqaron se janë shoqëruar dhe pyetur disa persona pas njoftimit në sallën operative rreth orës 21:45 të datën 19 qershor se në Rrilë ishte qëlluar me armë zjarri gjatë levizjes në këtë zonë të deputetes së LSI Monika Kryemadhi, e cila po lëvizte së bashku me vajzën e saj dhe anëtarët e tjerë të shtabit elektoral të kandidatit të ASHE për Kryetar bashkisë Lezhë.Ndersa po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave, motiveve si dhe identifikimin e autorëve.Deputetja e LSI Kryemadhi, e quan provokim të hapur incidentin, ku sipas saj persona nga një makinë kanë qëlluar me armë në ajër pranë makinës së saj ku udhëtonte me anëtarë të Shtabit Elektoral dhe vajzën e saj Bora.Deputeti i PD-së, Aldo Bumçi, i ka cilësuar këto akuza, intriga që sajohen për të prishur proçesin zgjedhor, ndërkohë që bën thirrje për zbardhje të plotë të ngjarjes.Personi i akuzuar për incidentin Tonin Fizi, shpjegon para kamerave se ka shkuar në polici ku është marrë në pyetje për ngjarjen, për të cilën thotë se ka qenë në një kazino në orarin e incidentit, ç’ka sipas tij faktohet nga kamerat e sigurisë.