Kukës, emërohet prefekti i ri, Liman Morina zë vendin e Safet Gjicit
Është emëruar në Kukës Prefekti i ri i këtij Qarku, emërim i cili është bërë nga Kryeministri i vendit Edi Rama, pas kandidimit të ish Prefektit të këtij qarku në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, Safet Gjici.Gjatë ditës së sotme është bërë prezantimi i drejtuesit të ri të këtij institucioni, nga përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, nga ku Prefekti i ri ka siguruar të gjithë qytetarët se do kryejë me përgjegjësi detyrën e tij si Prefekt, ndërkohë që ka theksuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit me të gjitha institucionet për të luftuar, sipas Morinës, fenomenin e korrupsionit me qëllim që qytetarët të marrin shërbime.Bekim Murati, drejtori i koordinimit të prefekturave në Ministri, tha se prefektura e Kukësit nga sot do të drejtohet nga një tjetër njeri i suksesshëm, ndërkohë që nuk la pa përmendur edhe punën e bërë nga ish prefekti Safet Gjici.Institucioni i Prefektit të Qarkut të Kukësit, nga sot do të drejtohet nga Liman Morina, i cili deri tani ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Bashkisë Krumë, ndërkohë që dy mandate të tjera ka drejtuar komunën Gjinaj në Has.Vetëm një muaj më parë, ish prefekti Safet Gjici i paraqiti dorëheqjen Kryeministrit, pasi ky i fundit e kandidoi për bashkinë Kamëz. Që nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të vitit 2013, Liman Morina është i treti titullar i emëruar në këtë pozicion, pasi fillimisht ishte Ram Hoxha që u zëvëndësua nga Safet Gjici e që tashmë ëhstë emëruar Liman Morina./Oranews.tv/