Dhunimi i gruas, policia: Ngjarja për shkak të konflikteve të mëparshme, jo politike
Sipas bluve, 49-vjeçarja Merene Agalliu është dhunuar ndërsa shkonte në banesën e saj në lagjen numër 6 nga një person i panjohur prej saj.Por ndryshe nga çfarë pretendon Partia Demokratike, policia thotë se nisur nga dëshmia që i ka marrë të dëmtuarës dhunimi nuk ka ndodhur për shkaqe politike por për konflikte të mëparshme të dhunuarës.“Në Komisariatin e Policisë Durrës ,më datë 19.06.2015 rreth orës 21.00 është paraqitur shtetësia Merjeme Agalliu 49 vjeçe, banuese në Durrës e shoqëruar nga bashkëshorti i saj . Ajo ka njoftur se në kohën kur po shkonte për në banesën në lagjen Nr.6 Durrës një person i pa njohur nga ana e saj i është afruar dhe pasi e ka kapur nga flokët e ka rrëzuar në tokë duke i shkaktuar dëmtime të lehta fizike. Më tej e dëmtuara është larguar duke shkuar ne urgjencën e spitalit civil Durrës ku mbasi ka marrë mjekime është larguar për në banesën e saj. Rreth orës 01:00 te datës 20.06.2015, nga ana e Punonjësve të Policisë shtetases së mësipërme ,i është marrë deklarimi lidhur me rrethanat e ngjarjes, ku ndër të tjera ka sqaruar se "nuk i përkas asnjë partie politike dhe përjashtoj çdo mundësi që dhuna fizike të jetë për shkaqe politike, por për konflikte te meparshme"thuhet ne njoftimin e policisë.Policia e Durrësit thekson se në ngarkim të kësaj shtetasje pranë Komisariatit të Policisë Durrës janë bërë dy kallëzime, konkretish: - Kanosje dhe Fyerje me datë 11.11.2014, parashikuar në nenin 119 të Kodit Penal, - Fyerje më datë 01.04.2015, parashikuar në nenin 119 të Kodit penal.Nga ana e bluve po punohet për zbardhjen e plote të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.PD: Incident i rëndë në Durrës, dhunohet fizikisht aktivistja demokrateNgjarja e rëndë u denoncua dje nga PD.“Persona të paidentifikuar kanë sulmuar fizikisht aktivisten e Partisë Demokratike duke i thënë: tani voto PD-në, e më pas e kanë dhunuar rëndë fizikisht.”