Dronët e rinj, nevoja per kontrollin e trafikut ajror
I pajisur me 8 shtytës, AscTecFalcon 8 octocopter u ndërtuar me synimin e survejimit te territorit.Është një nga shumë dronet e prezantuar së fundmi në shfaqjen e SkyTech në Londër.Me një peshë pak më shumë se 2 kilogramë, mund të mbajë një rang teknologjie të imazherisë ajrore, duke përfshirë këtu kamerat digitale, regjistruesit video dhe sensorë.‘Epo, ajo që pajisja i lejon atyre të bëjnë, është të marrin një kënd të duhur të fotografisë, në vend që të synojnë sipër apo poshtë dhe të c’orjentohen. Kështu, ajo ju jep fleksibilitet më të lartë dhe ju jep një regjistrim video të botës reale, në mënyrë shumë shumë të lehtë për tu bërë,’ thotë Jon Skelton, Menaxheri i Biznesit të Imazheve për Topcon në Europë.Kompania SCCS e pajisjeve të vëzhgimit, e bazuar në Mbretërinë e Bashkuar, prezantoi një nga modelet e saj më të fundit, Robotin Survejues MultiRotor G4. Duke rritur kohën e fluturimit me afërsisht 20 minuta, mund të udhëtojë rreth 2.5 deri në 3 kilometra në një karikim të vetëm.‘Pra, ky dron i lejon njerëzit të fluturojnë në mënyrë autonome, për të survejuar zona të gjera toke pa patur nevojë për njerëz të tjerë. Ju mund të hiqni qafe një skuadër vëzhguesish, të fluturoni dhe të survejoni deri në 250 000 metra katrorë në dite,’ thotë Freddie Sapsed, përfaqësues kryesor teknik per SCCS.Kompania e bazuar në Zvicër Sensefly prezantoi aftësitë kartografike të dronit të saj eBee, duke krijuar një model 3D me cilësi të lartë të Alpeve.Ajo gjithashtu tregoi edhe eXom, një dron të sigurtë në përplasje që përdor roje rotorë që përthithin goditjen të përbëra nga fibra karboni.‘Nëse ju shkoni me shpejtësi të lartë me eXom, do të kërcejë, do të zmbrapset dhe do të stabilizoje veten dhe ju rrallëherë do ta shihni këtë me ndonjë drone rotor,’ thotë Christopher Thomson, Menaxher Shitjes për Sensefly.Me një ofertë që po rritet shpejtë dhe çmime në ulje, dronet po shndërrohen në shumë të përballueshëm dhe gjithnjë e më shumë prezent në qiejt tanë, duke kërkuar kështu rregulla në të ardhmen për të rregulluar këtë formë në rritje të trafikut ajror./oranews.tv/