Ekzekutimet për trafik droge në Indonezi, Franca paralajmëron pasoja në raportin e dy vendeve

Nëse autoritet indoneziane ekzekutojnë shtetasin frances të akuzuar për trafik droge, kjo do të ketë pasoja në marëëdhenien mes Indonezisë dhe Francës. Deklarata vjen nga ambasadorja franceze në Xhakarta Corinne Breuze."Deri tani, ne ende besojmë se Serge Atlaoui nuk do të ekzekutohet, por nëse ndodh, unë do të thoja se është e pamundur që të mos ketë pasoja në marrëdhëniet bilaterale mes Indonezisë dhe Francë, "deklaroi ajo.51 vjecari nga Franca u dënua me vdekje në 2007, pasi u arrestua në një fabrikë që prodhonte ekstazi. Ai vazhdon të pretendojë se është i pafajshëm dhe ka paraqitur tashmë një kërkesë për shqyrtim gjyqësor në Gjykatën Supreme. Atlaoui është në mesin e 10 të dënuarve  me vdekje, të cilët pritet të pushkatohen në grup në një ishull të Indonezisë.Edhe Australia ka bërë shumë përpjkeje për të bindur Xhakartën zyrtare të mos ekzekutojë 2 shtetasit e saj. Presidenti i vendit ka deklaruar se nuk ka falje për asnjë pavarësisht kombësisë. 10 të arrestuarit janë nga Australia, Franca, Brazili, Filipinet, Gana, Nigeria dhe Indonezia. Kjo e fundit rifilloi dënimin me vdekje në 2013 pas një pauze pesë-vjeçare.