Patatja e Kukësit, banorët e Shishtavecit: Po na kalbet prodhimi

Kukës-Prodhuesit e patates në Shishtavec ende nuk kanë nje treg të sigurtë. Megjithëse patatja e Kukësit është ndër më të preferuarat nga konsumatorët, më shumë se 5 mijë kuintal rrezikojnë të kalben.Banorët tregojnë se prodhimi i tyre ka mbetur i izoluar në gropa, pasi tregtarëve u intereson te presin në mënyrë që t'i marrin me cmim më të ulët, ndërsa i bëjnë apel institucioneve të marrin masa për sigurimin e tregut.Kryekomunari i Shishtavecit, Dilaman Nela, pranon se nga prodhimi i vitit të kaluar është shitur vetëm 30% e sasisë totale të prodhimit.Në Qarkun e Kukësit gjatë vitit të kaluar u mbollën 554 hektar me patate dhe prodhimi arriti në rreth 12 mijë ton.