Ligji i ri i Arsimit të Lartë, MAS: Më shumë përgjegjësi. Akademikët kundër
Pas 2017, Institucionet e Arsimit të Lartë do të kthehen në universitete publike të pavaruara. Këtë përcakton ligji i ri i arsimit ku universitetet do të kthehen në fondacione për të thithur sa më shumë projekte vendase dhe të huaja për vetëfinancim të tyre. Zv/ministri i Arsimit Arbjan Mazniku tha se universitetet në këtë formë do të jenë më të pavarura dhe të përgjegjshme për financat.Arbjan Manziku: Kjo do të thotë që nga njëra anë ndërmjet krijimit të këtij statusi të ri i jepet institucioneve një hap akoma më i madh përtej autonomisë, pra i jep një pavarësi funksionale administrative dhe kjo liri vjen bashkë me përgjegjësitë e shtuara në lidhje me raportimin e publikut, dhe në mënyrë e funksionimit dhe qeverisjes së tyre të brendshme.Por akademikët e kundërshtojnë kapitullin 12 të ligjit të ri të arismit i cili lidhet me autonominë dhe financimin. Pedagogu Mark Marku gjatë diskutimit në formumin për liri akademike tha se me këtë ligj universitetet private kthehen në publike dhe publikët kthehen në privat.Mark Marku: Gabimisht është orientuar vëmendje tek ajo 12, sikur kreu 12 është i vetmi problem i projektligjit. Në fakt gjatë gjithë kësaj kohë nuk është folur që në kreun e 12 parashikohet që universitete private të bëhen publike dhe ekziston mundësia që universitet publike të privatizohen.Drafti i Arsimit të Lartë vijon të ndeshë me kundërshtime të një pjesë të madhe të akademikëve të cilët më heret vendosën dhe firmosjen e një peticioni për të ndaluar këta variant të tij përpara se të shkojë për diskutime në komisionet parlamentare.