Azilantët, Policia nuk lejon 50 persona të udhëtojnë në Itali nga Durrësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2015, 13:35
Rreth 50 persona nuk janë lejuar të udhëtojnë mbrëmjen e së premtes me tragete nga Durrësi drejt Italisë për mungesë dokumentacioni. Personat të cilëve iu ndërpre udhëtimi ishin më së shumti nga zona rurale të Kukësit dhe Elbasanit, per te cilet policia dyshon se largohen per te kerkuar Azil ne nje nga shtetet e zones shengenMoslejimi per te kaluar kufirin, nuk eshte pritur mire nga udhëtarët, të cilët pretendojnë se i plotesojne te gjithë dokumentacionin e duhura per të udhëtuar.Sipas të dhënave zyrtare gjatë javës së kaluar policia kufitare nuk ka lejuar të udhëtojnë me tragete drejt Italisë 700 persona, ndërsa 4 persona të tjerë janë kthyer nga autoritetet italiane.