Ellen Goldstein: Rritja ekonomike në Shqipëri më optimiste se BE
Ekonomia shqiptare po ecën me ritme më të shpejta se vendet e BE-së.Përfaqësuesja e Bankës Botërore Ellen Goldstein me tone optimiste ka theksuar se rritja ekonomike në vendin tonë pritet të përshpejtohet edhe më shumë si rezultat i burimeve dhe potencialeve që zotëron vendi.Ellen Goldstein: Në afat të gjatë, unë jam shumë optimiste për Shqipërinë, sepse ajo ka mjaft burime natyrore dhe njerëzore; gjithashtu ajo kufizohet me grupin më të madh ekonomik të botës, BE-në. Pra, në afat të gjatë Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm për rritje ekonomike dhe për të arritur standartet europiane të jetesës. Aktualisht, në kushtet kur vetë vendet europiane ndodhen në vështirësi për rritje ekonomike, kjo do të jetë e vështirë, por dua të theksoj se Shqipëria po rritet me ritëm më të shpejtë ekonomik se sa vendet e BE-së dhe mendoj se kjo rritje do të përshpejtohet.Burimet e rritjes ekonomike për Shqipërinë janë ato natyrore. Siç thashë, vendi ka potencial për të zhvilluar turizmin, ka burime hidroenergjitike të cilat mund t'i ekportojë në vendet rajonale dhe natyrisht, burimi më i madh që ka Shqipëria, është ai njerëzor.Gjithashtu përfaqësuesja e Bankës Botërore ka vënë theksin në uljen e nivel;it të borxhit deri në 66 % deri në vitin 2017Ellen Goldstein: Mendoj që ka shumë pak rrezik për paqëndrueshmëri ekonomike. Reformat strukturore po sjellin një qëndrueshmëri makroekonomike dhe kjo do të përshpejtojë rritjen ekonomike të Shqipërisë. Borxhi tani është në nivele të larta 71 për qind, por ne presim, që në dy vjetët e ardhshëm, të uletnë 66 për qind deri në vitin 2017. Ky objektiv bazohet tek marrëveshjet e Shqipërisë me FMN, Bankën Botërore dhe Bashkimin Evropian që po e mbështesin Shqipërinë, që ajo të shkojë në një stad tjetër zhvillimi, me një rritje ekonomike të përshpejtuar.Banka Botërore po punon për një strategji të re për Shqipërinë që synon pakësimin e varfërisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës.