Premiera e filmit “Pritja”, Rama: Vizita e Papës rrezatoi në gjithë botën
Pritja që shqiptarët i rezervuan Papa Franceskut më 21 shtator të vitit të kaluar në Shqipëri është përjetësuar në celuloid. Filmi i bazuar edhe mbi vepren e At Zef Pllumit "Rrno për me tregue" pati premieren e tij mbrëmjen e mërkurës para një publiku të zgjedhur.Për Kryministrin Edi Rama, vizita e Papa Franceskut në Tiranë, rrezatoi një atmosferë ashtu si bota nuk e kishte njohur, ndërsa u shpreh solidar me popullsitë e krishtera që edhe sot vuajnë persekutimin.Edi Rama: Vizita e Papës që më pas rezatoi në mbarë hapësirën shqipfolese dhe përtej saj rrezatoi një Shqipëri si bota nuk e kishte njohur. Në provojën e saj të trishtë, po aq edhe ndricuese, solidar me popullsitë e krishtera që vuajnë persekutimin e përditshëmFilmi kushtuar pregatitjeve për vizitën e Papa Franceskut, duket se ka afruar më shumë politikanët shqiptarë.Filmi "Pritja" përpiqet të afrojë dy kohë: Pritjen zyrtare të një shteti laik në vigjilje të ardhjes së Papa Françeskut në Shqipëri dhe kthimin pas në kohën e diktaturës, duke u bazuar mbi dokumente, foto dhe xhirime nga arkivat e filmit në Shqipëri dhe Instituti "Luce", nën kujdesin e vecantë të kryeministrit Edi Rama dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.