Sektori i peshkimit, Panariti: Heqje licence nëse nuk zbatohet ligji
Të gjithë ato biznese që nuk zbatojnë rregullat në sektorin e peshkimit do të penalizohen me heqje licence. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, gjatë një takimi me grupet e interesit ka paralajmëruar se do të merren masa të ashpra, sidomos nëse do të konstatohet peshkim me dinamit.Tiranë- Penalizime të ashpra për të gjithë ata që abuzojnë në sektorin e peshkimit.Ky paraljamërim i Ministrit, Edmond Panariti, është bërë gjatë një takimi për sektorin e peshkimit me grupet e interesit.Sipas Kreut të Bujqësisë, nuk do të ketë asnjë tolerim deri në momentin e kthimit të këtij sektori në binarët e duhur.Në këtë takim u diskutua strategjia për zhvillimin e sektorit të peshkimit, e cila synon ta transformojë Shqipërinë nga një vend importues në sektorin e peshkimit në eksportues duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë.