Mario Draghi në konferencë, shikoni çfarë i bën protestuesja

Sulmohet Presidenti i Bankës Qëndrore Europiane, Mario Draghi, gjatë një konference për shtyp në Frankfurt të Gjermanisë. Një vajzë është ngjitur në tavolinën e tij, duke i hedhur një tufë me letra mbi kokë.“Stop diktaturës së Bankës Qëndrore Europiane”, bërtiti vajza e cila është pjesë e grupit protestues gjerman Blokopi, e cila sulmoi Draghin në minutat e para të konferencës.Pas kësaj, konferenca u ndërpre dhe vajza u bllokua nga forcat e sigurisë.Zëdhënësi i Draghit tha se po hetohet sesi  ka hyrë sulmuesja, pasi ajo nuk kishte kartë gazetari.Pas disa minutash, Draghi pa humbur qetësinë, u ul sërish në tavolinë dhe tha: "Rifillojmë aty ku e lamë".Masat e marra nga Banka Qëndrore Europiane do të impementohen shpejt në ekonominë reale.Kurse blerjet e letrave me vlerë do të vazhdojnë deri në shtator ët vitit 2016, theksoi ai, duke shtuar se rimëkëmbja e ekonomissë në Eurozonë po ecën me hapa të shpejtë sipas të dhënave të fundit.Presidenti i institucionit më të rëndësishëm financiar në Europë foli edhe për Greqinë, duke thënë se likuiditeti për Greqinë nuk skadon, por gjithçka varet nga  vendimet e qeverisë greke.dr dr21121 dr5 dr6 dr7