Lezhë, mbante automatik kallashnikov pa leje, arrestohet 34-vjeçari

Policia e Lezhës arreston një person për armëmbajtje pa leje.Shtetasi, Simon Ndreu, 34 vjeç banues në lagjen Kodërmarlekaj u ndalua në flagrancë rreth orës 19:00 të mbrëmjes, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri automatik kallashnikov, të cilën e mbante pa leje.Materialet i kaluan per ndjekje te metejshme Prokurorisë rrethit Gjyqesor Lezhë, për veprën penale të “Armëmbajtjes pa leje”.