Testimi i infermierëve, me 22 prill seanca në gjykatë

Gjykata administrative e apelit ka shtyrë për në datën 22 prill në orën 14:00 afatin e seancës për testimin e infermierëve.Rreth një muaj më parë, Presidenti i Urdhërit të Infermierit e çoi çështjen në gjykatë dhe sipas Sabri Skënderit ky testim ishte i paligjshëm.Gjykata administrative rreth një muaj më parë vendosi pezullimin e testimit, duke i lënë mundësi palëve të sjellin argumentet për realizimin dhe kundërshtimin e këtij testimi.Testimi i infermierëve fillimisht do të realizohej me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë.