Kisha ortodokse sqaron deputetin Blushi: Janullatos ka folur shqip

Kisha Ortodokse i ka kthyer përgjigje akuzave të deputetit Ben Blushi në lidhje me gjuhën e përdorur në mbajtjen e meshës.Në deklaratë sqarohet se Kryepiskopi studion vazhdimisht, lexon, kupton dhe flet saktë shqip.Gjithashtu në reagim ripërsëritet edhe njëherë fakti se meshon dhe mban mesazhe televizive në gjuhën shqipe.Tiranë- Kisha Ortodokse kundërshton deklaratat e deputetit Ben Blushi se Kryepeskopi nuk di të flasë shqip.Në reagim sqarohet se mesazhi i Pashkës është mbajtur edhe në shqip për të gjithë besimtarët, ndërkohë që theksohet se kryepiskopi Janullatos vijon ta studiojë me ngulm gjuhën shqipe.Deputeti, Ben Blushi, ka shkaktuar një sërë diskutimesh në rrjetet sociale me shkrimin e tij në lidhje me gjuhën e përdoruar nga kryepiskopi Anastas Janullatos.