Kosovë, sot dorëzohen trupat e 21 të vrarëve të Çikatovës në 1999

Kosovë-Sot në Departamentin e Mjekësisë Ligjore do të bëhet dorëzimi i 21 trupave të viktimave nga fshati Çikatovë e Vjetër të komunës së Drenasit, të cilët janë vrarë dhe janë zhdukur që nga viti 1999.Këta trupa janë identifikuar nga varreza masive e Rudnicës në Rashkë të Serbisë.Dorëzimi i këtyre trupave do të bëhet nga ora 10 ndërsa varrimi i tyre do të bëhet më 17 prill në orën 12 në Çikatovë e vjetër.Disa ditë më herët janë rivarrosur 28 trupa nga fshati Rrezallë të cilët po ashtu janë gjendur në varrezën e Rudnicës.Marre nga Kosovapress.