Debitor në Bankë, sekuestrohen pronat e Damir Fazlliç

Gjykata e Tiranes vendos te sekuestroje kompanine e biznesmenit serbo-boshnjak, Damir Fazlic në Porto Romano.Ne vendimin e gjykates ne daten 9 prill, thuhet se Fazlic rezulton te jete debitor i nje banke te nivelit te dyte ne Shqiperi.Kredia e papaguar kap vlerën e 465 milion lekëve. Per kete ai eshte paditur nga banka ne gjykate, pasi rezulton si debitor i kompanise ku ai eshte vete administrator.Kompania "Crown Acquisitions", e cila figuron edhe ne regjistrin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, u krijua në vitin 2005 dhe operon në fushën e pasurive të paluajtshme, zhvillimit urban dhe mjedisor, si dhe tregtimit të mallrave të ndryshme si natë, gaz e tjerë.Ajo eshte nje shoqeri me disa aksionere, shtetas serb dhe ne pronesi te Damir Fazlic.Kompania sipas te dhenave e ka seline e saj ne Durres, ekzaktesisht ne Porto Romano.Aktiviteti i tj ne Shqiperi nisi ne vitin 2005. Pas vizites se tij ne Shqiperi Fazlic u akuzua nga opozita e majte se po privatizonte me ndihmën e ish-kryeministrit Sali Berishës pasuritë e shqiptarëve.Vendimi i gjyqtarit Kace Agolli, e cila pranoi kerkese-padine e bankes se nivelit te dyte dhe leshoi urdher-ekzekutimi per sekustro, ndodhet tashme ne duart e permbaruesve.Hera e fundit kur, Damir Fazlic, u shfaq ne Tirane ishte tetori i vitit 2008.Ndaj tij u kerkua urdher-ndalimi, ndersa Fazllic largohej permes aeroportit te Rinasit.Ndaj tij prokuroria shqiptare nisi kryesisht hetime per evazion fiskla, akuza te cilat nuk u provuan kurrë.Nje gje eshte fakt, bisnesmeni Fazlic është larguar nga Shqipëria duke lene një faturë të kripur pa paguar, mbi  4 milion euro, duke hedhur dhe dyshime për aktivitetin e tij tregtar nga 2005 në 2013 në Shqipëri.

Vendimi i Gjykatës për Fazlliç