Tenton të vetëvritet në qeli Kristi Pine, dëmton venat me stilolaps
Tenton të vetëvritet në qelinë e paraburgimit Kristi Pine, i dyshuari si vrasës me pagesë, tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë.Burime nga Drejtoria e Burgjeve bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme.Pine ka dëmtuar venat e dorës me stilolaps. Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e personelit të burgut dhe atij mjekësor, të cilët e kanë transportuar Pinen në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.Pas ndërhyrjes në QSUT, Kristi Pine është rikthyer në qelitë e Spitalit të Burgut për vazhdimin e mjekimeve.Mësohet se shkak i kësaj ngjarje ka qenë gjendja e rënduar psikologjike e të pandehurit.Kristi Pine është arrestuar më 16 shkurt të këtij viti, si i dyshuar për vrasës me pagesë.