Shfaqet premiera e filmit “Pritja”, u frymëzua nga vizita e Papës në Shqipëri

Pritja qe shqiptarët i rezervuan Papa Françeskut më 21 shtator të vitit të kaluar në Shqipëri është përjetësuar në celuloid.Filmi i bazuar edhe mbi vepren e At Zef Pllumit "Rrno për me tregue" pati premieren e tij mbrëmjen e mërkurës para një publiku të zgjedhur.Për kryeministrin Edi Rama, vizita e Papa Françeskut në Tiranë, rrezatoi një atmosferë ashtu si bota nuk e kishte njohur, ndërsa u shpreh solidar me popullsitë e krishtera që edhe sot vuajnë persekutimin.Ashtu siç beri Ati i Shenjte me viziten ne Tirane, edhe shfaqja e filmit ka zbutur e bashkuar politiken shqiptare.Filmi "Pritja" përpiqet të afrojë dy kohë: Pritjen zyrtare të një shteti laik në vigjilje të ardhjes së Papa Françeskut në Shqipëri dhe kthimin pas në kohën e diktaturës, duke u bazuar mbi dokumente, foto dhe xhirime nga arkivat e filmit në Shqipëri dhe Instituti "Luce", nën kujdesin e veçantë të kryeministrit Edi Rama dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.