Berat, ish-punonjësit e Kombinatit protestë: Na zëvendësuan me militantë

Ish-punonjësit e Kombinatit Mekanik në Poliçan kanë protestuar përpara godinës pasi që prej janarit të këtij viti janë hequr nga puna, sipas tyre në mënyrë të padrejtë.Ish-punonjësit shprehen se janë hequr pa të drejtë nga puna me pretendimin se repartet ku punonin nuk kanë më aktivitet, por nga ana tjetër deklarojnë se janë zëvendësuar me punonjës militantë dhe të paspecializuar.Të larguarit nga puna kërkojnë të rikthehen në detyrat e mëparshme, në të kundërt të trajtohen me pension të parakohshëm.5 6