LSI zyrtarizon 15 kandidaturat për Bashkitë, Meta porosi për zgjedhjet
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka zyrtarizuar pasditen e sotme listën me 15 kandidatët për 15 Bashkitë e vendit, të lëna nga aleati i saj PS.Nga lista e publikuar nga kryetari i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, bien në sy emrat e kandidatëve që do të kërkojnë një mandat të dytë apo të tretë.Garën në Lezhë, LSI ia beson Viktor Tushës, i cili do të kërkojë një mandat të tretë si kryebashkiak.Për kukësin, Hasan Halilaj do të kërkojë një mandat të dytë në krye të Bashkisë, por janë zgjedhjet e para që do të garoj në siglën e LSI-së, sepse mandatin e parë e fitoi si i djathtë. Ndërsa në Skrapar, LSI kandidon Nesim Spahiun.Meta: Do të respektojmë çdo votë qytetari, procesi transparentKreu i kësaj force politike, Ilir Meta, teksa foli në mbledhjen e Kryesisë tha se angazhimi i LSI-së do jetë i njëjtë në 61 bashkitë e vendit, edhe kur kandidaturat janë të aleatëve të tyre.Meta: “Jam i sigurt që në 61 Bashkitë e vendit do të punojmë në të njëjtën mënyrë, vetëm me një dallim besoj atje ku kandidatet do të jenë zonja angazhimi do të jetë më i madh pavarësisht se cila forcë politike i kandidon sepse besoj se të gjitha ato e meritojnë për të fituar”.Duke vlerësuar rëndësinë e zgjedhjeve, Meta u ndal edhe në shqetësimin e shprehur sot nga shefi i opozitës Basha lidhur me blerjen e votës. Ai apeloi të gjithë strukturat dhe përfaqësuesit e LSI të distancohen nga çdo fenomen negativ që cënon integritetin e votës.Meta: “Janë zgjedhje të rëndësishme sepse besoj se do të demostrojnë vullnetin e jashtëzakonshëm të kësaj mazhorance për të respektuar votën e qytetarëve shqiptarë. Gjë që ka nisur që nga respektimi i pavarësisë së KQZ, ashtu sikurse jam i bindur që do tregohet hap pas hapi në çdo element të fushatës elektorale, duke garantuar një transparence maksimale në këtë proces dhe duke dëshmuar se respekti i çdo vote është më i rëndësishëm edhe sesa rezultati i kësaj vote.Ndaj do ju ftoja gjithë ju, kandidatët e ardhshëm për kryetarë bashkish dhe këshilla bashkiakë të distancohen nga çdo fenomen negativ që cënon integritetin e votës së qytetarëve shqiptarë dhe natyrisht dhe të zgjedhjeve dhe vetë demokracisë.Jo vetëm kaq, por dhe të denoncojnë çdo fenomen abuzimi me votën e qytetarëve shqiptarë, çdo fenomen korruptimi, shit-blerjes së v otës. Pasi ky është dëm i madh për demokracinë dhe i jep fund kërkesës së llogarisë ndaj atyre që zgjidhen. Shpresoj që edhe qytetarët të jenë të ndërgjegjshëm për këtë proces”. LISTA E KANDIDATËVE1.Kandidat për bashkinë e Lezhës Viktor Tushaj2.Kandidat për bashkinë Gjirokastrës Zamira Rami3.Kandidat për bashkinë e Beratit Petrit Sina4.Kandidat për bashkinë e Kukësit Hasan Halilaj5.Kandidat për bashkinë e Përrenjasit Miranda Rira6.Kandidat për bashkinë e Pogradecit Diana Mile7.Kandidat për bashkinë e Kuçovës Selfo Kapllani8.Kandidat për bashkinë e Bulqizës Melajim Damzi9.Kandidat për bashkinë e Cërrikut Altin Toska10.Kandidat për bashkinë e Selenicës Kasem Cenaj11.Kandidat për bashkinë e Vorës Luan Sallaku12.Kandidat për bashkinë e Mallakastrës Shyqyri Kapllani13.Kandidat për bashkinë e Skraparit Nesim Spahiu14.Kandidat për bashkinë e Delvinës Rigers Balili15.Kandidat për bashkinë e Kolonjës Arben Malo