Lushnje, banorët përplasje me IKMT, nuk lejojnë prishjen e godinës 2-katëshe
Në rrethrrotullimin e Grabianit në aksin Lushnje-Rrogozhinë, banorët janë konfliktuar me policinë, për të mos lejuar prishjen e një godinë 2-katëshe nga IKMT.Pasi kanë hasur ne rezistencën e banoreve, forcat e policise se Lushnjes kane kerkuar mbeshtetjen e FNSH-së se Fierit per te mbajtur nen kontroll situaten.Banorët, të asistuar edhe nga Avokati i Popullit kërkojnë që fillimisht të dëmshpërblehen për ndërtesën.Ndërkohë, Igli Totozani, njoftoi se institucioni i Avokatit të Popullit do të nisë një hetim administrativ për procedurat e prishjes së ndërtesave përreth rrethrrotullimeve në autostradë.Ndërhyrja e IKMT në Lushnje, bëhet në kuadër të procesit të zgjerimit të rrethrrotullimeve në autostradë, ku në aksin Lushnje-Rrogozhinë janë 16 godina që pritet të shemben.