Fushë Krujë, gjendet X5 e braktisur, prej disa ditësh ishte denoncuar e vjedhur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2015, 14:00
Një makine tip BMW X 5 me targa AA 987 BC është gjetur e braktisur ne vendin e quajtur ura e Gjoles në Fushë Krujë. Sipas bluve të Fushë Krujës rezulton se mjeti është vjedhur në Nikel te Krujes dhe është denoncuar në polici nga pronari Klajdi Buza.Aktualisht policia po mbledh shenjat e gishtave të gjetura në automjet për të shkuar drejt gjetjes së grabitësve, dhe njëkohësiht me identifikimin e tyre per te zbardhur edhe qëllimin per cfare mund te jete perdorur.Gjithashtu në efektivët e Fushë Krujës kanë arrestuar shtetasit Astrit Hysa dhe Renata Isaku, si autorë të dyshuar të disa vjedhjeve në zonë.[caption id="attachment_494321" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Makina e braktisur[/caption]