Zgjidhet enigma për Vlorën. PS kandidon mjekun Dritan Leli. Ende s'ka emër për Tiranën

Negociatat, kanë kthyer edhe këtë të mërkurë, 15 prill kryesocialistin Edi Rama në zyrën e kreut të LSI-së, Ilir Meta.  Por dy aleatët ende nuk kanë arritur t'i përgjigjen pikëpyetjes së kush do jetë kandidati i shumicës për metropolin.Por një pikëpyetja se cili do jetë kandidati në qarkun ku kryeministri Edi Rama kryeson listën e deputetëve, u shua.Në Vlorë, shumica ka kandiduar  emrin surprizë të mjekut të njohur Dritan Leli. Emri u zyrtarizua  pas takimeve të kryeministrit me deputetë të qarkut Vlorë.Në Sarandë, socialistët kanë vendosur të mos rikandidojnë Stefan Çipën, por të propozojnë Flroiana Kokën.Në Himarë, shumica kërkon të rikonfirmohet  Gjergji Goro, për mandatin e tij të dytë. Në këtë bashki, Goro do ketë përballë edhe kandidatin e PBDNJ-se.Shumica ka zyrtarizuar emrat edhe per Bashkinë  e Gjirokastrës. Në Përmet, përtej kundërshtisë së hapur të deputetit  Vladimir Kosta, i cili mungoi në takimin me Ramën, sicialistët kanë vendosur të rikandidojnë Gilberto Jaçen.Në Libohovë kandidon Luiza Mandi, Tepelenë kandidon Tërmet Peçi, Memaliaj kandidon Durim Roshi dhe në bashkinë Këlcyrë kandidon Klemend Ndoni.Kandidaturat e zyrtarizuara sot nga PSBashkia Libohovë kandidon Luiza MandiBashkia Tepelenë kandidon Tërmet PeçiBashkia Memaliaj kandidon Durim RoshiBashkia Përmet kandidon Gilberto JaçeBashkia  Këlcyrë kandidon Klemend NdoniBashkia Vlorë kandidon Dritan LeliBashkia Sarandë kandidon Floriana KokaBashkia Himarë kandidon Gjergji Goro   Ora 10:10 Kryeministri Rama takon kryeparlamentarin Ilir Meta në Kryesinë e Kuvendit në lidhje me kandidaturat. Takimi zgjati mbi një orë, por nuk u dha asnjë informacion per mediat.rama te metaOra 09: 30 Ahmetaj prezanton kandidatet e 5 bashkiveDeputeti i qarkut të Gjirokastrës, Arben Ahmetaj prezantoi 5 emrat për kryetar bashkie të këtij qarku.Ora 09:30 Valentina Leskaj del nga selia PS prezanton kandidatëtKa qenë deputetja e këtij qarku, Valentina Leskaj e cila ka bërë publik emrin e mjekut Dritan Leli si kandidat për Bashkinë e Vlorës. Leskaj tha se kanë mbështetjen e qytetarëve, pasi janë bërë sondazhe konsultime, direkte dhe indirekte me bazën e strukturat.Po ashtu Valentina Leskaj zbardhi edhe emrat e Sarandës dhe të Himarës, ata janë Floriana Koka dhe Gjergji Goro.[caption id="attachment_494317" align="alignnone" width="640"]dritan leli me shkodet Në foto: Dritan Leli Vlorë, Floriana Koka Sarandë, Gjergji Goro Himarë[/caption]

1 - Bashkia Gjirokastër kandidon Zamira Rami

2 - Bashkia Kavajë kandidon Elvis Roshi

3 - Bashkia Kamëz kandidon Safet Gjici

4 - Bashkia Fier  kandidon Armando Subashi

5 - Bashkia Roskovec kandidon Majlinda Bufi

6 - Bashkia Patos kandidon Rajmonda Balili

7 - Bashkia Lushnje  kandidon Fatos  Tusha

8 - Bashkia Divjakë kandidon Fredi Kokoneshi

9 - Bashkia Korçë kandidon Sotiraq Filo

10 - Bashkia Maliq kandidon Gëzim Topçiu

11 - Bashkia Pogradec kandidon Diana Mile (LSI)

12 - Bashkia e Pustecit  kandidon Edmond Themelko

13 - Bashkia Shkodër  kandidon Keti Bazhdari

14 - Bashkia Pukë kandidon Rrusten Struga

15 - Bashkia Koplik kandidon Tonin Marinaj

16 - Bashkia Vau i Dejës kandidon Gjokë Lleshi

17 - Bashkia Fushë-Arrëz kandidon Fran Tuci

18 - Bashkia Durrës kandidon Vangjush Dako

19 - Bashkia Krujë  kandidon Artur Bushi

20 - Bashkia Shijak  kandidon Ardjan Kokomani

21 - Bashkia Elbasan kandidon Qazim Sejdini

22 - Bashkia Librazhd kandidon Kastriot Gurra

23 - Bashkia Belsh kandidon Arif Tafani

24 - Bashkia Dibër kandidon Shukri Xhelili

25 - Bashkia Klos  kandidon Valbona Kola

26 - Bashkia Mat kandidon Adelina Farici

27 - Bashkia Has kandidon Adem Lala

28 - Bashkia Tropojë kandidon Rexh Biberaj

29 - Bashkia Prrenjas  kandidon Miranda Rira (LSI)