Nicolas Maduro sulmon kryeministrin spanjoll: Mariano Rahoj është racist
Pas konflikteve me Barak Obamën, presidenti venezuelian, Nikolas Maduro, ka akuzuar si rracist kryeministrin spanjoll, Mariano Rahoj, ndërsa i ka bërë thirrje deputetëve spanjollë të merren më nënat e tyre, pasi këta të fundit votuan në parlament një mocion që bënte thirrje për lirimin e disa përfaqësuesve të opozitës venezueliane.Mocioni i kërkon Rahojit që të ndërmarrë masa për të siguruar lirimin e opozitarëve të Maduros, si kryebashkiaku i Karakasit, Antonio Ledezma dhe liderit të opozitës, Leopoldo Lopez, të arrestuar pas protestave kundër qeverisë."Rahoj është shumë racist. Ka prirje raciste për historinë dhe shoqërinë njerëzore. Kjo fshihet pas kësaj manovre të tij kundër Venezuelës. Oborrtarët e Madridit duhet t'i japin fund këtyre abuzimeve korruptive", tha Maduro.Shpesh herë Maduro denoncon se Uahsingtoni konsipiron kundër tij, zakonisht pa dhënë ndonjë dëshmi konkrete. Megjithatë, pararendësi i tij Hugo Çavez, i ka mbijetuar një grushti shteti të shkurtër në vitin 2002.