70 vjet nga vdekja, Ana Frankun e kujtojnë me ditarin e saj
Adoleshentja që personifikon më së miri vuajtjet e hebrenjve gjatë Luftës II Botërore, Ana Frank, u përkujtua përmes vetë fjalëve që hodhi në ditarin e saj të famshëm dhe jo me një minutë heshtje si është zakon, në një ceremoni të mbajtur në Mbretërinë e Bashkuar me rastin e 70-vjetorit të vdekjes së saj.Shoqata "Ana Frank Trust UK" ka ndërmarrë edhe një fushatë në rrjetet sociale nëpërmjet hashtag-ut #notsilent, ku personazhe të famshëm ftohen të lexojnë një pasazh njëminutësh nga ditari i saj në kampet e përqëndrimit naziste, shndërruar më vonë në një best seller.Në një ceremoni në Bibliotekën e Londrës, pasazhe nga ditari u lexuan edhe nga disa nxënës shkolle, ndërsa një prej të mbijetuarave të Holokaustit, Freda Vineman, kujtoi ditët e tmerrit në kampet e Aushvicit dhe Bergen-Belsen, kur ishte vetëm një adoleshente."Kanë kaluar 70 vjet, duket e pamundur, por disa nga ne janë ende në jetë për të mbajtur gjallë kujtimet", tha Vineman. "Brezi i ri nuk duhet të harrojë dhe mendoj që përmes librit dhe penës së saj të mrekullueshme, pa e ditur ajo i ka dhënë një mesazh brezave të ardhshëm për të qenë të vëmendshëm ndaj asaj që ndodh rreth tyre".Ana Frank dhe familja e saj jetonin në një strehë të fshehtë në Amsterdam gjatë Luftës II Botërore. Ato u zbuluan në vitin 1944 nga nazistët, ndërsa Ana vdiq në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen në vitin 1945, kur ishte vetëm 15-vjeç.Ditari i saj u publikua vetëm dy vjet më vonë dhe është botuar e lexuar në të gjithë botën.Organizatorët thonë që ndërsa data e saktë e vdekjes së Anës është e panjohur, 14 prilli është vendosur si ditë për ta kujtuar adoleshenten, si një ditë para datës kur është çliruar edhe kampi Bergen-Belsen ku ajo mbahej e burgosur."Ana Frankut nuk mund t'ia mbyllnin gojën. Zëri i saj ka bërë jehonë në kohë, përmes brezave për 70 vjet dhe ka frymëzuar njerëz në vite", thotë Gillan Uollnes, bashkëthemeluesja e shoqatës.Edhe pse kampi i përqendrimit Bergen-Belsen nuk ishte zyrtarisht edhe kam shfarrosjeje, 100 mijë hebrenj, polakë, rusë dhe romë mendohet të kenë vdekur nga kequshqyerja dhe kushtet e tmerrshme brenda tij…