Lufta në Kosovë, nisin kërkime të reja për varre masive

Komisioni i qeverisë kosovare për personat e zhdukur ka deklaruar se do të bëhen kërkime në 20 vende ku dyshohet të ketë varre masive nga lufta në fund të viteve 90’.Prenk Gjetaj, Presidenti i komisionit qeveritar për personat e zhdukur, tha të martën më 14 prill se do të zhvillohen kërkime të reja këtë vit në 20 vende ku besohet të jenë djegur trupat e viktimave nga lufta me forcat serbe.“Do të fillojmë gjatë muajve të verës,” tha Gjeta për BIRN.Mes vendeve të dyshuara, është një varrezë shqiptare në Mitrovicë të Serbisë dhe një tjetër në fshatin Leshan në komunën e Suva Rekës, ku u vranë qindra shqiptarë nga forcat serbe në mars të vitit 1999.Gjeta gjithashtu tha se komisioni do t’i kërkojë autoriteteve të Beogradit të gërmojë në dy vende të dyshuara në Serbi, në një vend në afërsi të një miniere dhe në një liqen ku u zhvarrosën 52 trupa vitin e kaluar në guroren e Rudnikës në afërsi të qytezës jugore në Raska.Akoma mbetet e panjohur se cilat vende do të gërmohen të parat nga ekspertët e EULEX  dhe Departamentit Mjeko-ligjor kosovar.“Të gjitha vendet janë të rëndësishme. Ne do t’i kontrollojmë të gjitha nëpërmjet gërmimeve,” tha Gjetaj.Ende mungojnë rreth 1700 njerëz që nga fundi i luftës së Kosovës.