Rrëzohet kërkesa e PD, Këshilli nuk i heq mandatin Kokëdhimës
Mazhoranca ka rrëzuar propozimin e opozitës, e cila kërkonte heqjen e mandatit deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima.Në përfundim të mbledhjes, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, akuzoi maxhorancën se po punon me krimin pasi do ti kërkojë parlamentit që të mos e delegojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë deputeti, Koço Kokëdhima, menjëherë pas vendimit ka marrë pjesë në Komisionin e Ekonomisë, ku ka pritur edhe urimet nga kolegët.Tiranë- Shumica në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores ka mbrojtur me votë mandatin e deputetit Koço Kokëdhima, duke rrëzuar kërkesën e opozitës.Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, akuzoi maxhorancën se vendimi për të mos e dërguar këtë çështje në Gjykatën Kushetuese tregon lidhjen me krimin.Arben Ristani:” Besoj është në vazhdën e një mazhorance e cila punon për krimin dhe me krimin, që ngryset me të dhe gdhihet me të dhe në rastin kur je në suazën e krimit, sigurisht që ashtu si dhe krimi kërkon të fshihesh, kërkon të veprosh në errësirë, kërkon të veprosh në mungesë transparence. E them këtë sepse mazhoranca donte që kjo çështje mos t’i shkonte Gjykatës Kushtetuese, pra grupi i mazhorancës do t’i rekomandojë parlamentit që t’ia fshehim këtë çështje Gjykatës Kushtetuese. Krimi ka gjithnjë frikë nga transparenca, nga drita e diellit prandaj mundohen t’i fshihen Gjykatës për të mos pasur një gjykim të këtij rasti. PD ka rrugët e saj ligjore për të ndjekur dhe mundësitë që i jep Kushtetuta dhe ligjet e vendit për të ankimuar, por e moralshme është që të mos kemi një ngjarje që nuk ka ndodhur kurrë në historinë 25 vjeçare të demokracisë ku parlamenti ja fsheh krimet Gjykatës dhe nuk ja tregon për t’i gjykuar dhe shqyrtuar”.Pavarësisht vendimit,opozita ka paralajmëruar se do të ndjekë të gjithat rrugët e mundshme ligjore për ti shkuar deri në fund kësaj çështje.Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Koço Kokëdhima, ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë ku ka marrë edhe urime nga kolegët.Partia Demokratike ka kërkuar heqjen e mandatit deputetit socialist me pretendimin se ka përfituar fonde publike në kundërshtim me Kushtetutën, që nga momenti që ka marrë mandatin në vitin 2013.