Përvjetori i 150 i vrasjes së Abraham Linkoln
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2015, 08:23
Disa dhjetra amerikanë u mblodhën në memorialin e Abraham Linkolnit në Uashington DC për të përkujtuar përvjetorin e 150-të të vrasjes së presidentit amerikan.Linkoln u qëllua pas shpine në teatrin e Uashingtonit më 14 prill 1865, nga Xhon Uilks, pikërisht në kohën kur po punonte për ribashkimin praktik të Shteteve të Bashkuara që sapo kishin dalë nga Lufta Civile, e cila kishte marrë më shumë se 700 000 jetë njerëzish.Disa ceremoni pritet të mbahen sot për nder të një prej presidentëve më të mëdhenj të historisë amerikane, duke filluar nga një ceremoni zyrtare në shtëpinë ku ai ndërroi jetë, saktësisht në orën 7:22 të 15 prillit 1865.