Oketa: Negociatat PS-FRD vazhdojnë, s'ka bisedime me emra konkretë
Negociatat midis PS dhe FRD vazhdojnë por ende nuk ka diçka konkrete midis tyre.Ka qënë kjo deklarata e Sekretarit të Përgjithësh të FRD Gazmend Oketa sipas së cilit ende nuk ka emra konkretë, por që negociatat do të përfundojnë brenda afateve ligjore.Gazmend Oketa: Nuk ka asnjë bisedim me emra konkret, synimi i FRD por edhe i PS në këto negociatave ka qene gjetja e këtyra fushave ku ky bashkëpunim të shtrihet së pari në funksion të këtyra objektivave por edhe në funksion të qytetarëve. Mos harrojmë që bëhet fjalë për zgjedhje administrative dhe në rast se do të ketë një marrëveshje gjithmonë do të rruhet spektri politik i forcave përkatëse. FRD është regjistruar pranë KQZ, c’ka do të thotë se do të marrë pjesë në këto zgjedhje, pavarësisht nëse do të ketë një konkludim në një koalicion të mundshëm apo jo. Sigurisht negociatat do të mbyllen para afatit ligjor