Kosovë, Opozita: Protesta paqësore por policisë të mos i jepen urdhra politikë

Bilal Sherifi përfaqësues i partisë "Nisma për Kosovën" e Fatmir Limajt tregon arsyet pse shqiptarët e Kosovës duhet të dalin në protestë më 18 prill, kundër asaj që opozita e quan "kapja e shtetit"Në një intervistë për Ballkan Magazinë të Linda Karadakut, dhënë mbrëmë në Ora News Sherifi thotë se qeveria e Isa Mustafës është vazhdim i qeverisë së kaluar."Gjithçka është e vjetër edhe ligji për buxhetin është miratuar nga qeveria e kaluar dhe qeveria e Isa Mustafës është vazhdimësi e qeverisë së kaluar. Protesta ka për qëllim të sensibilizojë qytetarët për përmasat e kapjes së shteti"Sherifi nënvizon se protesta do të jetë paqësore dhe bën thirrje që të gjithë ata që kanë dhënë urdhra politikë mbi policinë protestën e kaluar të mos e bëjnë."Protesta e opozitës bëhet për qëllime partiake. Për të gjithë ata që kanë dhënë urdha politikë mbi policinë të mos e bëjnë më. Që protesta të kalojë e qetë protestuesit të mos provohen. Shpresojmë që policët të jenë më të matur dhe nuk do përdorin forcën të provojnë protestuesit"