Itali, rrëzohet nga kantieri i ndërtimit, humb jetën 21 vjeçari shqiptar

Itali-Një 21 vjeçar shqiptar me banim në Chiari të Brescias ka humbur jetën pasi u rrëzua nga një kantier ndërtimi, ku ai ishte duke punuar. Klodian Elezi, punonte në një kantier ndërtimi në periferi të Milanos dhe ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë 11 prill rreth orës 13:00.Mediat italiane shkruajnë se kjo është një tragjedi e dyfishtë për këtë familje, sepse para tre vitesh, po në një kantierë ndërtimi ka vdekur edhe xhaxhai i 21 vjeçarit Elezi.21-vjeçari Elezi ka rënë nga një lartësi prej 10 metrash, duke humbur jetën në vend, nga plagët e shumta. Mendohet se shkak ishte pasiguria në punë, e firmës Iron Master ku ai ishte i punësuar.Nga kjo ngjarje e rëndë u trondit edhe komuniteti sportive në Chiari, ku 21 vjecari luante me të rinjtë e këtij qyteti. Madje ditën e djeshme gjatë një ndeshje futbolli u mbajti një minutë heshtje në shenjë zie.Klodian ishte një fëmijë i vetëm dhe kjo ishte një tragjedi për familjen e tij. Mediat italiane shkruajne se  ceremonia e varrimit do të zhvillohet në vendlindjen e tij, në Shqipëri.