Provokon Gjuriç: Kosova, qendra e dytë e Serbisë!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2015, 17:28
Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç, ka deklaruar se pas Beogradit, Kosova është qendra e dytë e Serbisë.Pasi ka vizituar sot Graçanicën me rastin e Pashkëve Ortodokse, ku ka marrë pjesë edhe në ceremoninë fetare të rastit, Gjuriç nuk i ka shmangur deklaratat politike."Kryeqendra e dytë është Kosova e Metohia, Patrikana e Pejës, Graçanica, dioqeza e Rashkës-Prizrenit... kultet e të cilave, bashkë me popullin, janë mbjellë nëpër tërë Kosovën", tha Gjuriç për mediat serbe që e shoqëronin.