Miratohet rezoluta, PE mesazh për Shqipërinë: Luftë krimit e korrupsionit

Polarizimi i vazhdueshëm politik po vë në rrezik integrimin e Shqipërisë në BE. Komiteti i Jashtëm i PE në rezolutën e miratuar me 51 vota thekson nevojën e një bashkëpunimi në mënyrë kostruktive. Si pikë kyçe të reformave që duhen plotësuar, rezoluta thekson luftën ndaj krimit të organizuar dhe reformën në sistemin e drejtësisë.Bruksel- Integrimi i mëtejshëm i Shqipërisë në Bashkimin Europain rrezikohet nga polarizimi i vazhdueshëm politik.Me 51 vota pra 3 kundër dhe katër abstenime, Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Europian ka miratuar rezolutën për Shqipërinë ku vihet qartë theksi te përpjekjet që politika duhet të bëjë për të vijuar më tej me procesin.Komiteti i bën thirje palëve politike në bashkëpunojnë në mënyrë kostruktive.“Polarizimi i vazhdueshëm politik mund të rrezikojë përpjekjet e mëtejshme të integrimit në BE. I bëjmë thirrje maxhorancës dhe opozitës të bashkëpunojnë me përgjegjësi dhe në mënyrë konstruktive”.Por a ka bërë Shqipëria hapat e duhur për të realizuar 5 prioritetet kyçe?Komiteti vëren se nuk është bërë aq sa duhet të luftën kundër krimit të organizuar, duke e parë si sfidën më të madhe të autoriteteve shqiptare.“Komiteti vëren se lufta kundër trafikimit dhe prodhimit të lënëdeve narkotike ka shënuar hapa pozitivë, por sheh mungesa të mëdha në luftën kundër krimit të organziuar, duke e parë këtë të fundit si sfidën e madhe të autoriteteve shqiptare.Shqipëria duhet të bëjë më shumë për të siguruar pavarësinë, efikasitetin dhe llogaridhënien e gjyqësorit dhe për të garantuar pavarësinë e medias publike”.Komiteti i Jashtëm i BE u njoh dje me prjekt rezolutën e pregatitur nga raporteri Knut Fleskentein ku theksohej nevoja e dialogut politik gjithpërfshirës, konstruktiv dhe të qëndrueshëm për reformat në vendin tonë, duke kërkuar bashkëpunim me të madh mes forcave poitike.Në vlerësimin e tyre për progresin e bërë në 2014, eurodeputetët ripërsëritën mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Shqipërinë në procesin e integrimit në BE.Komiteti i Jashtëm përgëzoi Shqipërinë për marrjen e statusit kandidat në BE, duke e parë këtë si inkurajim që Tirana zyrtare të shtojë përpjekjet e saj për reforma akoma më tej.Dokumenti final do të miratohet në seancën plenare në Strasburg në 27-30 prill.