Shpërngulja epike, 800 mijë fëmijë kanë braktisur shtëpinë nga Boko Haram
200 nxënëset e shkollës të rrëmbyera vitin e kaluar nga militantët e Boko Haram në Nigeri me siguri që morën vëmendjen më të madhe ndërkombëtare.Por konflikti mes grupimit militant dhe forcave të qeverisë nigeriane, përveç mijëra viktimave, ka sjellë edhe shpërnguljen e 800 mijë fëmijëve nga shtëpitë e tyre.Shifrën alarmante e bëri të ditur UNICEF, pas një raporti mbi krizën në Afrikë, titulluar "Fëmijëri e Humbur".Sipas këtij raporti, fëmijët përbëjnë më shumë se gjysmën e 1.5 milion personave që janë detyruar të shpërngulen në Nigeri nga shtëpitë e tyre në veri, ku është edhe zona e konfliktit, për t'u vendosur në jug, ose në Kamerun, Çad apo Niger.Sipas UNICEf, këto fëmijë përdoren nga Boko Haram si luftëtarë, por edhe kuzhinierë dhe roje për të raportuar mbi aktivitetin e ushtrisë qeveritare nigeriane.Ndërsa femrat kanë fat më të keq, pasi detyrohen të martohen me militantët e Boko Haram, përdhunohen dhe kryejnë punë të detyrueshme.