Sulmohet me grante dorë stacioni policor i Zubin Patokut

Një granatë dore është hedhur mbrëmë rreth orës 23:00 në oborrin e stacionit të policisë në Zubin Potok, por për fat të mirë përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se persona deri tani të panjohur kanë lënë edhe një porosi me shkrim në oborrin e këtij stacioni policor ku shkruan “stop Polici e Kosovës dhe EULEX – tradhtarë”.Mësohet po ashtu se nga ky shpërthim janë dëmtuar katër automjete të policisë.Ai ka konfirmuar po ashtu edhe porosinë me shkrim që dyshohet ta kenë lënë autorët e këtij shpërthimi.