Masakra e fundit e ISIS, prerje koke me hanxhar mishi

Militantët e Shtetit Islamik kanë zbuluar disa fotografi që tregojnë prerjen e kokave të disa personave që dyshohen si blasfemues. Një seri fotografish tregojnë një burrë të prangosur e me sytë e lidhur që nxirret jashtë një furgoni përpara se të ekzekutohet nga një person i maskuar me një hanxhar mishi. Kjo ngjarje besohet të ketë ndodhur në Hama në Siri.Seria e fotografive po përdoren nga grupi militant gjithnjë e më shumë si propagandë për të inkurajuar njerëzit për t’u bërë luftëtarë të xhihadit dhe përhapjen e frikës në mesin e atyre që punojnë kundër ISIS në Irak e Siri. Në një nga imazhet, viktima është me sy të lidhur dhe i gjunjëzuar në dysheme, i rrethuar nga njerëz me armë. Ekzekutuesi me fytyrë të mbuluar qëndron pas tij me hanxharin e mishit të ngritur.Një foto tjetër, e cila është akoma më tmerruese, tregon njeriun e vrarë me kokën e prerë të vendosur mbi trupin e tij.Këto foto pasohen me një video ku ISIS kërcënon se “Amerika do të digjet” dhe paralajmëron një përsëritje të sulmit të 11 shtatorit në kullat binjake të shkatërruara. Video 11 minutëshe paraqet disa nga vrasjet më vrutale të grupit – të tilla si prerja e kokës së gazetarit amerikan James Foley dhe djegja brutale e pilotit jordanez në kafaz. Imazhe të kullave binjake dhe të Osama Bin Laden-it gjithashtu shfaqen gjatë videos.Propaganda po përdoret gjithnjë e më shumë nga ISIS si një mënyrë për të rekrutuar të rinj dhe për të fituar famë. Në janar, militantët e ISIS kërcënuan t’i presin kokën Barack Obama-s dhe ta kthejnë SHBA-në në një provincë myslimane.1 4