Bie popullariteti i PEGIDA-s në kryeqendrën e saj Dresden

Disa mijëra vetë u mblodhën në Dresden të hënën në mbrëmje për të qenë të pranishëm në protestën e organizatës kundër islamizimit të Europës, PEGIDA, por numri i pjesmarrësve ishte shumë herë më i vogël se sa 30 000 personat që shpresonin të mblidhnin organizatorët.Politikani populist holandez, Gert Vilders, ishte gjithashtu i pranishëm në protestë, ndërsa kritikoi ashpër shumicën e politikanëve dhe median për faktin se po bëjnë rolin e të verbërit përballë rrezikut të islamizimit të kontinentit. Vilder kritikoi gjithashtu kancelaren Angela Merkel për deklaratat e vazhdueshme të saj se Islami është pjesë e Gjermanisë.Pasi arriti të mblidhte në shesh deri në 25 000 vetë në Dresden në janar, dhe pasi arriti të kryente protesta të ngjashme në Austri, Holandë dhe Britaninë e Madhe, PEGIDA pësoi një goditje të rëndë kur lideri i saj, Lutc Bahman, dha dorëheqjen pasi një foto e tij ku pozonte si Hitleri u bë publike.