Rritje e investimeve të Emirateve të Bashkuara në Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2015, 20:21
Emiratet e Bashkuara Arabe pritet të rrisin investimet në Shqipëri. Garancia i është dhënë kryeministrit Rama, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara.“Sot në Emiratet e Bashkuara Arabe në pjesën e parë të një dite intensive takimesh me Kryetarin e Keshillit Kombëtar Federal Mohamed Al Murr dhe zëvendëskryeministrin, njëkohësisht President i Fondit të Investimeve, Sheikun Mansour për projektet konkrete të investimeve në Turizëm, Infrastrukturë, Agropërpunim, zhvillimin e Zonave Industriale, etj” shkruan Rama në faqen e tij zyrtare në fb.Në këtë vizitë Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij Linda, kreu i diplomacisë Bushati, Ministri i Ekonomisë Ahmeti, Ministri i Brendshëm Tahiri, deputetët Klosi dhe Shkjau.