KQZ miraton njësitë administrative ku do të ngrihen selitë e KZAZ-ve

Miratohen njësitë administrative ku do të ngrihen selitë e KZAZ-ve, për zgjedhjet vendore të qershorit.Në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi dhe miratoi me 7 vota pro: “ Projekt-vendimin, “Për emërimin e anëtarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.Po sot KQZ, regjistroi 28 parti si subjekte zgjedhore në garën elektorale.Ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi shtyrjen e miratimit të projekt-vendimit, “Për miratimin e aneksit të Manualit të KZAZ-së, pjesa e parë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015”, për në mbledhjen e ditës së martë, 14.04.2015, në orën 12:00.Lista e partive që u regjistruan sot në KQZ1. Partia Demokratike2. Lëvizja Socialiste për Integrim3. Partia Demokristiane e Shqipërisë4. Lëvizja Demokratike për Vlera Mirëqënie Progres5. Partia Ardhmërija Shqiptare6. Partia “Personat me Aftësi të Kufizuar”7. Partia Forca Rinia8. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare9. Partia Ligj dhe Drejtësi10. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim11. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut12. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë13. Partia Komuniste e Shqipërisë14. Partia Socialiste e Moderuar15. Partia e të Drejtave të Mohuara-e Re16. Partia Fronti i Majtë17. Partia e Reformave Demokratike Shqiptare18. Partia Aleanca Popullore19. Partia Balli Kombëtar Demokrat20. Partia Aleanca Demokratike21. Partia Lëvizja e Legatit22. Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet23. Partia Balli Kombëtar24. Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar25. Partia e Punës e Shqipërisë26. Partia Demokracia Sociale27. Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë28. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet

Selite e KZAZ-ve sipas bashkive