Rusia heq embargon e armëve ndaj Iranit, reagon SHBA

Marrëveshja e programit bërthamor me Iranin ka nisur të pësojë goditje vetëm pak ditë pasi është nënshkruar nga palët.Ndërkohë që Presidenti iranian, Hasan Ruhani, ka paralajmëruar se do ta nënshkruajë marrëveshjen përfundimtare në qershor vetëm nëse sanksionet e Perëndimit hiqen po atë ditë, Rusia ka vendosur të nisë heqjen e disa prej sanksioneve dhe të rifillojë marrëdhëniet tregtare me Republikën Islamike.Duke shpjeguar vendimin, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se duke pasur parasysh përparimin e arritur mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore ((Kina, Franca, Rusia, Mbretëria e Bashkuar, dhe Shteteve të Bashkuara, plus Gjermania)) kohët e fundit në bisedimet bërthamore, arsyetimi për embargon ndërkombëtare për të furnizuar Teheranin me raketa S-300s, nuk ishte më i vlefshëm.Shtetet e Bashkuara kanë reaguar, duke e quajtur shqetësues vendimin e Rusisë për të shkëmbyer armatimet e rënda ruse me naftën iraniane, një praktikë kjo e ndërprerë që prej vitit 2010 nën presionin e shteteve perëndimore.Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhosh Ernest, tha se sekretari amerikan i shtetit, Xhon Kerri, i ka komunikuar menjëherë këtë shqetësim homologut rus, Sergej Lavrov, ndërsa konfirmoi se kjo taktikë bie ndesh me marrëveshjen paraprake të nënshkruar edhe nga Rusia, çka nuk duhet ta shtynte presidentin rus, Vladimir Putin, të shfuqizonte vendimin.Sanksionet ekonomike kanë dëmtuar ndjeshëm eksportin e naftës iraniane nga 2.5 milionë fuçi në ditë në vitin 2012, në 1.1 milionë fuçi në ditë.Irani nuk pranon se programi i tij bërthamor do të përdoret për ndërtimin e armatimeve, por fuqitë botërore kanë vendosur të dërgojnë një skuadër vrojtuese në terren për të konfirmuar këtë pretendim.