Deklarata e Ramës në PE, raportuesi për Serbinë: Të ndërhyjë Fleckenstein

Ndërsa në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian në Bruksel po diskutohet raporti i Knut Fleckenstein për Shqipërinë, eurodeputetët nuk i kanë shpëtuar debateve mbi deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama lidhur me bashkimin Shqipëri-Kosovë.Shqetësimi është ngritur nga raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, David McAllister, i cili ka kërkuar ndërhyrjen e vetë Knut Fleckenstein për të mos lejuar më kryeministrin Rama të përsërisë deklarata të tilla.Fajon: Deklarata e Rames e papranueshme, por mos devijoni nga raportiKomentet e McAllister kanë marrë menjëherë reagimin e Tanja Fajon, e cila dhe pse ndau të njëjtin shqetësim mbi deklaratën e Ramës, kërkoi që eurodepuetët të përqëndohen tek raporti mbi Shqipërinë.fajonTanja Fajon: “Shpresoj që Shqipëria të nisë sa më shpejt negociatat për BE. Sa i përket deklaratave të kryeministrit Rama për Kosovën nuk janë deklarata shumë të mira, por nga ana tjetër janë të papranueshme duke ju referuar fjalës së përdorur nga Kryeministri Rama: “ Shqipëri e Madhe”.Fleckenstain: Shqetësues, konfliktualiteti dhe presioni politikNdërkaq raportuesi i Parlamentit Europian, Knut Fleckenstain, teksa prezantoi raportin ngriti shqetësimin mbi tensionin dhe konfliktualitetin politik në vend. Megjithatë, ai ftoi kolegët të mbështesin procesin e hapjes së negociatave për Shqipërinë.rezoluta per shqiperine2Knut Fleckenstain: “Do doja të diskutoja për amendamentet, do diskutohen dhe në takimin e stabilizim-asocimit me Shqipërinë, janë përmbledhur nga 192 amendamente në 16 amendamente kompromisi.Sigurisht që korrupsioni dhe administrata publike, lufta ndaj krimit të organizuar mbeten pikat kryesore që Shqipëria duhet të plotësojë. Sigurisht liritë dhe të drejtat e njeriut. Është me rëndësi implemetimi i reformave në mënyrë që të hapen negociatat.Nuk kam dashur të mbetem tek amandamentet që janë të çuditshme. Edhe para zgjedhjeve, dialogu apo presioni politik vijojnë të mbeten prezente.Vijon ende të ketë një klimë presioni mes partisë në pushtet dhe asaj në opozitë. Suksesi i reformave në terma afatgjatë do të shihet se kur do të qetësohen marrëdhëniet mes partive dhe kur të kemi një sheshim mes marrëdhënievbe burrë dhe grua.Duhet ti japim kurajo atyre që vijojnë të përpiqen. Ndaj mendoj se duhet ta mbështesim Shqipërinë në procesin e negociatve për tu anëtarësuar, për tu bërë pjesë e BE”.Kukan mesazh politikës: Mos përsërisni historinë me statusinNdërsa eurodeputeti, Eduard Kukan, i dërgoi një mesazh të qartë dy forcave kryesore politike në vend: Mos përsërisni të njëjtën histori si me statusin!rezoluta per shqiperineKukan: “Unë e mbështes të përgjithshmen e raportimit të Fleckenstein. Shpresoj të kemi në mënyrë objektive e rezultatet konkrete për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Duhet të kemi një përqasje konstruktive sa i përket anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Përmes këtij raporti dua ti dërgoj një mesazh të qartë Shqipërisë: Konfrontim i politikës janë pikat kyçe për të ecur drejt integrimit dhe hapjes së negociatave në BE. Ndaj nuk duhet që presioni mes forcave politike të ndikojë në shtyrjen e këtij vendimi.Më duket në fakt si një 'Deja vu', e kam thënë këtë gjë edhe vite më parë, por duket se këto vijojnë të mbeten pikat kyçe. Lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, zbatimi i ligjit mbeten ende relevante në axhendën tonë. Patëm zhvillime edhe në lidhje me shtypin, përgjatë muajve të fundit në Shqipëri. Reforma në drejtësi duhet të jetë e pavarur dhe duhet të ketë mbështetje.Në këtë kontekst dua të përmend edhe një çështje në të cilën Shqipëria ka mbetur pas, ka një reformë shumë të rëndësishme siç është ajo në administratën publike dhe reformën administrative të cilat kanë ecur, por të dyja këto reforma janë kontestuar shumë fort politikisht. Sigurisht që këto reforma do ta vënë Shqipërinë një hap më përpara, një vend më të mirë për procesin e integrimit. Së fundi doja të përmendja kompromisin për lirinë e medias, duhet të gjithë ne të mbështesim lirinë e medias”.