Francë, propozohet ligji që fuqizon sigurinë në dëm të privatësisë
Sikurse ndodhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, edhe në Francë, tre muaj pas masakrës në redaksinë e revistës “Charlie Hebdo”, qeveria ka dërguar në parlament një projektligj që i jep përparësi sigurisë në vend, në dëm të privatësisë.Kryeministri, Manuel Vals, prezantoi para deputetëve propozimin për t'i dhënë agjencive të sigurisë të drejtën për të përgjuar telefonat dhe e-mailet e të dyshuarve si militantë islamikë brenda vendit, si dhe të urdhërojnë kompanitë e internetit që të monitorojnë aktivitetin në rrjetet sociale të këtyre personave, pa marrë më parë aprovimin nga gjykata.Megjithatë, kompanitë e internetit kanë ngritur shqetësimin se ky ligj mund të largojë klientët ndërsa mbështetësit e të drejtave civile thonë që ka mungesa në lidhje me privatësinë e qytetarëve, një e dretjë themelore në një demokraci.Momentalisht, Franca po monitoron rreth 1200 myslimanë që dyshohet se kanë prirje radikale, ndërsa raportohet se 200 të tjerë janë kthyer në vend pasi kanë marrë pjesë në luftimet në Irak dhe Siri.Shteti më numrin më të madh të popullsisë myslimane në Europë ka investuar rreth 425 milionë euro për të rekrutuar mijëra agjentë policie, spiunë dhe hetues, për të fuqizuar sigurinë kombëtare.