Nga Noli deri tek Janullatos, historia e ortodoksëve shqiptarë

Me një dekret të publikuar më 22 nëntor 1967, Shqipëria u shpall zyrtarisht shteti i parë dhe i vetëm ateist në botë dhe në histori, në të cilin u ndalua me Kushtetutë çdo shprehje fetare.Qindra kisha u rrafshuan, të tjera u kthyen në fabrika, magazina, stalla, kinema, klube etj. Pothuajse të gjithë manastiret u shkatërruan, ose u kthyen në kazerma ushtarake.Vetëm 12 priftërinj dhe ata pa shkollën përkatëse, mundën të shpëtonin gjallë nga regjimi komunist. Riorganizimi i kishës ishte më shumë se domosdoshmëri.Në janar 1991, Patriku Ekumenik Dhimitri dhe Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës caktuan Profesorin e Universitetit të Athinës, episkopin Anastas, si eksark patriarkal, me mision që të shkonte në Shqipëri për t'u takuar me ortodoksët dhe autoritetet e vendit. Eksarku i Patriarkanës arriti në Tiranë, më 17 korrik 1991.Gjatë udhëtimit konstatoi shkretimin e tmerrshëm që kishte shkaktuar përndjekja e pamëshirshme komuniste. Ishin shkatërruar 1608 kisha dhe manastire.Nga germadhat e kryepeshkopisë, Peshkopi Anastas, me dy tre bashkepuntorë të tij, nisi rrugën e rimëkëmbjes.Vetëm pas një muaj pas ardhjes në Shqipëri, në gusht të vitit 1991, patriaku mori në dorëzim lipsarin e shenjtë të Shën Kozmait i cili ruhet në Muzeun e Fierit. Kisha e bukur e Shën Gjergjit, e pikturuar nga ikonografi i shquar shqiptar i shekullit XVI, Onufri ishte shkatërruar krejtësisht..Në Myzeqe ndodhet edhe Manastri i famshëm i Shën Marisë së Ardenicës. U themelua në shekullin e XIII-XIV sipas mënyrës bizantine të fortifikimit të manastirëve. I shpëtoi shkatërrimit për shkak se u klasifikua si Monument Kulture.Në paraklisin e manastirit të Shën Triadhës u krye në fshehtësi martesa e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit.Në këtë Kishë shërbeu edhe ikonografi i shquar i shekullit të XVII, Kostandini, nga Shpati i Elbasanit i mbiquajtur Shpataraku. Ikonat e kishës ruhen në gjendje të shkëlqyer.Ikonografë të shquar të kohës si vëllezërit Kostandi dhe Athanas Zoografi nga Korça, kanë punuar për zbukurimin e kishës. Mes ikonografëve muralë dallohet edhe sot muzikanti i shekullit XII, Johan Kukuzel.Pa mbushur ende një vit nga ardhja e Anastasit në Shqipëri, Patriarku Ekumenik, Bartolomeu dhe siondi i shenjtë rreth tij, më 24 qershor 1992, me vota unanime e zgjedhin Kryepiskop të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.Fronëzimi i tij u bë më 2 gusht 1992 dhe kjo i dha ortodoksëve shqiptarë më shumë shpresë në vazhdimësinë e rimëkëmbjes së kishës së tyre. Përveç shqiptarëve në ceremoni morën pjesë përfaqësues të ortodoksisë nga Kostandinopoja, Greqia, Amerika, Finlanda dhe Afrika.Më 15 gusht të vitit 1992, në fshatin Dhërmi të Himarës, kremtohet dita e Shën Mërisë. Qyteti është krejtësisht i shkatërruar dhe i braktisur. Po kështu edhe kishat dhe kalatë e tij.Në manastirin gjysëm të rrënuar u organizua mbërmësorja për herë të parë.Shumë pak klerikë i shpëtuan persekutimit ndaj dhe themelimi i një shkolle teologjike hieratike për përgatitjen e kandidatëve për klerik, ishte sfida tjeter e kryepeshkopit.Shkolla e parë Teologjike hieratike u hap në Durrës, në një hotel të marrë me qera. Në mbledhjen e parë marrin pjesë priftërinj dhe dhiajonë nga i gjithë vendi.Jo shumë larg Durrësit, në një majë kodre ndodhej dikur manastiri i bukur i Shën Flashit.Nga të katër anët e vendit, besimtarët sillnin fëmijët e tyre pasi besohej se shenjtori ishte çudibërës. Nuk mbeti gjë në këmbë gjatë regjimit komunist. Vetëm një gurë dëshmon se këtu dikur ishte tryeza e shenjtë.Kryepeshkopi ia doli mbanë të sigurojë fonde për rindërtimin, jo vetëm të manastirit po edhe të një kompleksi ndërtesash brenda truallit të tij, ku do të vendosej pak më vonë dhe shkolla teologjike Hieratike, fjetorja për 100 studentë dhe pedagogë, sallat e mësimdhënies, kisha dhe menzat.Në Berat, nga 40 kishat që kishte qyteti, vetëm një syresh i mbijetoi çmendurisë komuniste, edhe pse aty ndodheshin punimet e ikonografit të famshëm të shekullit XVI, Ounfri.Kisha e Shën Mërisë, u shemb që të ndërtohej një rrugë. Kisha e Shën Thomait u dogj për të realizuar një film të Kinostudios Shqipëria e Re.Ndërsa në Korçë, një nga kishat më të mëdha në Ballkan, ajo e Shën Gjergjit, me gurë të latuar dhe thesare shekullore u rrënuan krejtësisht. Gurët e saj u përdorën për shkallët e stadiumit të qyetit. Korçarët rrëfejnë se kisha e tyre i rezistoi 20 ditë manisë së traktorëve që përpiqeshin ta rrëzonin.Në vend të kishës u ndërtua biblioteka e partisë. Shpëtuan vetëm këmbanat. Tanimë janë dëshmitarë të heshtur të ortodoksisë.Sot Korça ka Kishën e saj të madhe, katedralen e Ngjalljes, ndërtimi i së cilës filloi në fund të vitit 1994.Riorganizimi i kishës ortodokse autoqefale të Shqipërisë u bë në një kohë të shkurtër. Deri në vitin 1994 u ndërtuan 30 kisha, u riparuan 33 të tjera e ndërsa u hodhën themelet për 65 kisha në mbarë vendin.Kjo gjyshe, vetem pas 30 vjetësh mundi të ngjyejë vezët e kuqe të Pashkës, me fletë qepe të thatë, ashtu si dikur. Është viti 1994 dhe në Tiranë po kremtohen Pashkët.Për herë të parë mbi 30 mijë njerëz marrin pjesë në meshën e shenjtë të mbajtur nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastasi. Drita e shpirtit të shenjtë po përhapej edhe në Shqipëri.