Përkujtimi i Holokaustit, Hungari rritet mbështetja e partisë antisemite Jobik

Një nga krerët e lartë hebre ka paralajmëruar hungarezët për rritjen e frikshme të së djathtës ektreme në vend, gjatë përkujtimit të holokausit në të ashtuquajturin marshi i të gjallëve.Marshi vjetor në nder të qindra mijëra hebrenjve hungarezë përkon edhe me zgjedhjet në qytetin Tapolca. Në garë janë tre parti, ajo në pushtet Fidesz, e cila ka humbur mbështetjen në popull, ajo e ektremit të djathtë jobik , e cila është në rritje dhe socialitët të cilët ende nuk kanë marrë veten pas humbjes së thellë në 2010.Rreth 430 000 nga 1.3 milion njerëz të vrarë në Aushvic, ishin hebrenj hungarezë.Që prej kohës së luftës, antisemitizmi ka mbetur një problem i madh në Hungari, një vend me 10 milionë banorë, dhe shtëpia e një prej komuniteteve më të mëdha hebraike në Evropë.Por ashtu sic ndodhi në Greqi, ku fitoi Syriza, apo siç po ndodh një rritje e bujshme e lidhjes së veriut në itali, edhe hungarrua përballet më një fenomen të tillë.Partia Jobbik është kthyer në shqetësim për qarqet politike, por ka mbështetjen e madhe të publikut. Edhe në këtë rast, si kurdoherë, partia e ektremist të djathtë luan me pikat e dobëta të vendit.Në këtë rast, është hebraizmi, konsideruar prej hungazereve një njollë në histori dhe padrejtësi e madhe vrasja e hebrenjve.Por Jobik Luan kartën e kundërt, atë anti semite, duke akuzuar udhëheqësit e deritanishëm se janë fokusuar në një kauzë jo konkrete, duke lënë pas problemet e prekshme të vendit, si ekonomia apo korrupsioni.Sipas analistëve vendas edhe pse Jonik nxit urrejtje mes njerëzve,, kryeminsiti viktor orban po mban një qëndrim të butë më jobik, për tëmos humbur elektoratin e tij./Oranews.tv/