UÇK merr përsipër sulmin e Qeverisë së Maqedonisë

Një komunikatë e shpërndarë me logon e UÇK-së, Ushtria Çlirimtare Kombëtare,  ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ndodhi të premten më 10 prill 2015 rreth orës 21.00, kur u hodh një granatë  disa metra afër Qeverisë, pranë parkut të Qeverisë. Granata sipas policisë kishte ardhur nga drejtimi i pjesës tjetër të lumit Vardar apo nga ura "Goce Dellçev".Kjo komunikatë e përpiluar me disa rreshta si person përgjegjës ka komandantin me nofkën "Kushtrimi".Komunikata e fundit e njohur me të njejtën nofkë doli se kishte kopjuar nënshkrimin e Presidentit të Bankës Evropiane dhe se kjo kishte përbërë një skandal që pushtoi mediat.Lajmi u publikua nga INAUCk shperthimi maqedoni /Oranews.tv