Arrestohen 4 persona të shpallur në kërkim për vrasje, drogë e vjedhje

Arrestohen nga policia katër persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.Përmes një njoftimi për mediat, policia bën me dije se ka arrestuar në Shkodër 41-vjeçarin Alban Ballçiti, i shpallur në kërkim për “Vrasje të mbetur në tentativë”, vepër për të cilën është dënuar me 6 vjet burg nga Gjykata e Apelit Shkodër.Ndërkohë në Korçë, blutë e këtij qarku kanë ndaluar shtetasin në kërkim Ardian Mimini, 53 vjeç banues në fshatin Qinam, pasi Gjykata e Apelit Korçë, me vendim Nr 19 date 21.01.2015 e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet burg, për veprën penale ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe “Vrasje nga pakujdesia”.Ndërkaq, në Pikën e Kalimit Goricë në dalje, nga ana e Efektivave të Policisë Kufitare të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Korçë, u kap shtetasi në kërkim Alban Guri, 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit, me vendim nr. 165, datë 18.02.2015, e ka dënuar me 1 vit burg për “Vjedhje”.Në Kukës, nga ana e Strukturave të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Kukës, u ndalua shtetasi në kërkim Bilbil Cara, 44 vjeç, banues në fshatin Lusën, pasi Gjykata së Shkallës së Parë Kukës, me vendim nr. 63, datë 04.03.2015, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të “Vjedhjes” .