Berati i mbrojturi i UNESCO-s, numëron 490 monumente kulture
Kalaja e Beratit, por edhe destinacione si kanionet e Osumit, apo mali i Tomorrit, janë ndër preferencat e vizitorëve vendas e të huaj. Pas një riregjistrimi, Berati ka 490 monumente të trashëgimisë kulturore, të vlerësuara nga drejtoria e monumenteve të Kulturës.Berat-Nga një regjistrim i ri që i është bërë monumenteve të kulturës në të gjithë Qarkun e Beratit për vitin 2015 mësohet se numërohen 490 objekte të tilla.Që pas përfshirjes së këtij qyteti në listën e pasurisë së njerëzimit në vitin 2008, e në vazhdim Beratin e vizitojnë çdo vit 10% turistë më shumë. Kalaja e qytetit të Beratit, me lagjet Goricë e Mangalem janë destinacioni kryesor i vizitorëve të huaj.Përvec kalasë, në qarkun e Beratit, ndër të preferuarit e tursitëve kryesisht të huaj, por jo vetëm, janë edhe mali i Tomorrit dhe Kanionet e Osumit.