Në gjyq 45 përgjegjës për tragjedia në minierën e Somas, Turqi
Ka nisur sot në Turqi gjyqi për vdekjen e 301 personave në minierën e Somas, tragjedi e ndodhur në maj të 2014.Në seancën e mbajtur në Akhisar, 50 kilometra larg nga qyteti i minierave Soma, janë paraqitur 45 persona përgjegjës të kompanisë, mes tyre drejtues dhe punëtorë.Mbi të gjithë ata, përfshirë pronarin e kompanisë, rëndon akuza vrasje me dashje dhe vrasje nga pakujdesia..Jashtë seancës, familjarë të viktimave mbanin në duar pankarta me emrat e njërëzve që humbën jetën në shpërthimin e minierës.Tetë të pandehur janë mbajtur në paraburgim, teska disa prej të pranishmëve në turmë janw të zemruar me vendimin e autoruiteve për të mos sjellë të pandehurit në gykatë."Fajtorët duhet të sillen këtu. Pse nuk i sjellin të pandehurit ? cfarë mud tiu bejmë ne atyre, do ti mbysim. Ne duam vetëm ti shohim kush janë dhe si do ta mbrojnë veten, shprehet Serafettin Akbulut, një prej të afërmve të viktimave.Katastrofa shkaktoi demonstrata të udhëhequra edhe nga liderë të opozitës, përfaqësues të sindikatave dhe familjet e minatorëve.Ata akuzojnë qeverinë për lidhje të ngushta me bosët e industrisë dhe pandjeshmëri në këtë tragjedi. E cilësuar si fatkeqësia me e rëndë në historinë e minierave turke, ngjarja shkaktoi edhe vitin e kaluar protesta kundër Rexhep Tahip Erdoan, në atë kohë kryeministër i Turqisë./Oranews.tv/