Shkodër, subvencionet në bujqësi, fermerët penalizohen nga mospagesa e energjisë
Në qarkun e Shkodrës, është ulur numri i fermerëve përfitues nga subvencionet në bujqësi, ndonëse fondi nga Ministria ka qenë më i lartë. Fermerët e qarkut të Shkodrës janë penalizuar nga mospagesa e faturave të energjisë elektrike, dhe mospasja e certifikatës së pronësisë.Shkodër-Debitë e akumuluara ndër vite ndaj operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike, penalizuan fermerët e Shkodres që të përfitojnë nga subvencionet e këtij viti në bujqësi.Drejtori i bujqësisë Mustaf Kraja pranon se numri i përfituesve ka qënë më i ulët krahasuar me vitet e shkuara duke mos i kaluar 83 përfitues, ndonëse shuma për subvencionet ka qënë më e lartë.Në rrethin e Malësisë së Madhe atje ku është e përqëndruar mbjellja e bimëve medicinale ka patur të tjera specifika. Fermerët janë penalizuar nga mungesa e çertefikatave të pronësisë së tokës si dhe nga përjashtimi i sherbelës këtë vit nga subvencioni.Këtë vit sipas të dhënave të drejtorisë rajonale të bujqësisë, për shkak të luhatjeve të kushteve atmosferike qarku do të përballet me dalje të vonë të shumë produkteve bujqësore në treg.